Prej 20 vitesh bëjnë pushime te i njëjti hotel, pronari iu fal përgjithmonë dy dhoma

21 August 2023, 19:15Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Prej 20 vitesh bëjnë pushime te i njëjti hotel, pronari iu fal
Foto ilustruese

Një familje turistësh nga Gjermania janë surprizuar nga pronari i hotelit në Itali.

Mediat shkruajnë se familja nga Shtutgarti i Gjermanisë ka prej vitit 2003 që i kalon pushimet në të njëjtin vend, Hotel Silvia.

E këtë 20 vjetor, pronari i ka surprizuar duke i dhuruar çelësat e dhomës 20 dhe 21, të cilat tashmë do t’i kenë përgjithmonë falas.

Ngjarja ndonëse spontane, u kthye shumë shpejt në një festë të madhe, teksa iu bashkuan edhe pushuesit e tjerë të hotelit me 50 vende, shkruajnë mediet italiane.


Video