Postimi ‘horror’ i Ambasadës Ruse në Britaninë e Madhe shkakton reagime

30 July 2022, 20:04Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Postimi ‘horror’ i Ambasadës Ruse në Britaninë e

Ukraina e ka etiketuar Rusinë një "shtet terrorist" pasi ambasada e Moskës në Mbretërinë e Bashkuar postoi në Twitter se ushtarët e batalionit ukrainas Azov meritonin një "vdekje poshtëruese" duke u varur në litar.

Postimi i ambasadës erdhi pasi u vranë më shumë se 50 të burgosur ukrainas të luftës (POË) të mbajtur nga Rusia, mes tyre thuhet se ushtarë të Azov.

Ata vdiqën në një sulm në burgun Olenivka në Ukrainën lindore të kontrolluar nga Rusia. Ukraina dhe Rusia fajësojnë njëra-tjetrën për sulmin e së premtes.

Twitter pranoi se postimi nga ambasada ruse shkelte "rregullat e kompanisë së mediave sociale për gjuhën e urrejtjes" - por shtoi se mund të jetë në interesin publik për ta mbajtur atë të aksesueshëm.

Përveç qeverisë ukrainase, shumë përdorues të tjerë të Twitter shprehën zemërim me postimin në Twitter.

Kampi i burgut Olenivka kontrollohet nga Republika e vetëshpallur Popullore e Donetskut (DNR) e mbështetur nga Rusia.


Video