Politikani serb paralajmëron: Do publikoj përgjime të Vuçiçit që do trondisin mbarë botën

25 August 2023, 22:58Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Politikani serb paralajmëron: Do publikoj përgjime të
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç

Politikani opozitar serb Boban Bogdanoviç, ka paralajmëruar se do të publikojë dokumente kundër presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Bogdanoviç shkruan në Tëitter se një person i afërt me të, para se të ndërronte jetë i ka lënë dokumente, audio dhe video që implikojnë rëndë Vuçiçin.

Ai thotë se nga publikimi i këtyre dokumenteve, do të tronditet mbarë publiku botëror.

“Ky njeri (kumbari im) 6 muaj para vdekjes së tij (vrasjes), më dhanë për ruajtje video, regjistrime audio, fotografi dhe dokumente të shkruara që do të tronditin publikun botëror kur të publikohen në filmin dokumentar anglez për Aleksandër Vuçiç “Rise of a Balkan evil”, Shkruan Bogdanoviç.


Video