Policia i zuri në ‘shtëpitë e barit’/ 6 shqiptarë dalin para gjykatës, lihen në burg

21 July 2022, 22:21Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Policia i zuri në ‘shtëpitë e barit’/ 6
Policia britanike

6 shqiptarë janë paraqitur sot në Gjykatën e Magjistraturës Llandudno. Të pandehurit, të gjithë shqiptarë, janë paraqitur sot në Gjykatë.

Akuzat u ngritën pasi policia vizitoi një pronë në zonën e Rhyl-it të mërkurën.

Prokurorja Diane Williams tha sot se gjashtë shqiptarët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në prodhimin e kanabisit, një drogë e klasit B.

Asnjë nga të pandehurit, të cilët kishin përfitimin e përkthyesve shqiptarë, nuk dha asnjë indikacion se si do të pranonin akuzën në këtë fazë. Të pandehurit janë: Robert Rexha, 45 vjeç, Izmir Dema, 31, Zhejson Cirh, 21 vjeç, Klodian Dema, 38 vjeç dhe Amariedo Lala, 30 vjeç, të gjithë pa adresë fikse dhe Franci Harizi, 25 vjeç, nga Beetham Tower, Queensway, Birmingham.

Avokatët e tyre nuk bënë asnjë kërkesë për lirim me kusht, ndërsa seanca e radhës për ta u shtyp për në 19 gusht.


Video