Po ktheheshin në atdhe, publikohet foto e familjes nga Kosova ku humbën jetën nënë e bijë

6 August 2023, 10:00Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Po ktheheshin në atdhe, publikohet foto e familjes nga Kosova ku
Pamje nga aksidenti i rëndë

Një aksident i rëndë në Kroaci dy ditë më parë i ka marrë jetën nënë e bijë nga Kosova, ndërkohë babai dhe i biri ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

Sipas GazetaExpress, viktimat janë Njomza Olluri-Gasho dhe vajza e saj Olta. Mësohet se bashkëshorti i viktimës, Safet Gashi dhe djali i tyre ndodhen ende në gjendje të rëndë për jetën. Familja nga Pjetërshtica, të cilët jetonin në Abesnberg të Gjermanisë, ishin nisur për t’u kthyer në atdhe.

Mediet e kosoves kanë publikuar dhe foton e familjes, në të cilën u shuan nënë e bijë.

Ndër të tjera mësohet se familja nga Kosova udhëtonte në një makinë tip BMW,  e cila nga përplasja e fortë është kthyer përmbys dhe është dashur ndërhyrja e forcave të policisë për ta kthyer dhë për të nxjerrë jashtë personat e bllokuar.

Mbetet e paqartë se si ka ndodhur aksidenti që rezultoi fatal për tre persona. Autoritetet kroate kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit tragjik.

Po ktheheshin në atdhe, publikohet foto e familjes nga Kosova ku
Familja e aksidentuar

Video