
Volodimir Zelenski, presidenti i Ukrainës ka nënshkruar një dekret që do ta rriste ushtrinë me 100 mijë trupa në 3 vitet e ardhshme si mjet për të forcuar mbrojtjen e sovranitetit të vendit.
Presidenti Zelenski ditën e martë në një séance parlamentare tha se askush përveç ukrainasve nuk mund ta mbrojë vendin.
"Atdheu ynë, me të vërtetë ka shumë miq dhe ne u jemi mirënjohës, por ata kanë atdheun e tyre, mbajeni mend këtë. Kështu që askush përveç nesh, askush tjetër nuk mund ta mbrojë, shpëtojë apo ngrejë vendin tonë."
Vendimi i kreut të shtetit vjen në një kohë kur SHBA dhe NATO duket se i kthyen shpinën vendit properëndimor, pasi deklaruan se nuk do të dërgonin trupa në Ukrainë në rast se do të kishte përplasje me ushtrinë ruse.
Dekreti i presidentit ukrahinës, përveç 100 mijë trupave shtesë do të krijohen edhe 20 brigada shtesë dhe një rritje të numrit të ushtarëve profesionistë.Ushtria ukrainase aktualisht ka në gatishmëri 250 mijë trupa.