Përdhunoi vajzën e mitur, dënohet me 15 vite burg 43-vjeçari shqiptar

15 July 2022, 23:17Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përdhunoi vajzën e mitur, dënohet me 15 vite burg
Ilustrim

Gjykata greke vendosi një dënim me 15 vite burg për 43-vjeçarin nga Shqipëria, i cili u arrestua korrikun e kaluar në zonën e Eupalit të Fokidës për dhunë në familje ndaj tre fëmijëve të tij të mitur.

Protothema shkruan se më pas ai u zbulua se kishte kryer marrëdhënie intime me vajzën 14-vjeçare. Vendimi i gjyqtarëve ishte unanim dhe ankimi i tij nuk ka efekt pezullues. Kjo do të thotë se 43-vjeçari do të rikthehet në Burgun e Grevenës, ku ndodhet i burgosur që prej verës së kaluar.

Kjo është një dramë familjare, ku tre fëmijët janë rritur vetëm me 43-vjeçarin, pasi nëna e tyre ishte larguar nga shtëpia. Përshkrimi që i bëri Gjykatës djali i madh nuk la vend për keqinterpretim nga gjyqtarët.

“Nuk kam besim tek ai, nuk po kalonim mirë. Nuk dua të kem lidhje me asnjërin nga prindërit e mi. Dua të kthehem në Fondacion”, përfundoi 17-vjeçari në dëshminë e tij.


Video