Pas Shqipërisë, edhe Mali i Zi do të ndërmarrë një nismë ligjore në Parlament për legalizimin e kanabisit.
Mbështetëse e kësaj nisme është partia URA e kryeministrit Dritan Abazoviç dhe Partia Socialiste Popullore që po ashtu është pjesë e koalicionit qeverisës. Janë pikërisht socialdemokratët ata që thanë se së shpejti do ta paraqesin projektligjin, ku përfshihet kryesisht vaji i kanabisit për t’u përdorur për qëllime mjekësore.
Deputetët e URA-s thonë për mediat malazeze se mbështetjen e tyre e bazojnë tek studimet më të fundit shkencore që vërtetojnë efektivitetin e kanabisit në sasi shumë të kufizuara për kurimin e disa sëmundjeve. Por kundër këtij propozimi është partia boshnjake në qeveri, që fillimisht kërkon dialog të gjerë.
Në rajon, vetëm Maqedonia e Veriut e ka legalizuar kanabisin për qëllime mjekësore. Edhe qeveria shqiptare po shqyrton mundësinë e legalizimit po për qëllime mjekësore, pasi rezultatet e Këshillimit Kombëtar treguan se 61% e të anketuarve ishin pro.