Papa Françesku lejon përkushtimin e besimtarëve në Medugorje, aty ku thuhet se shfaqet Virgjëresha Mari

19 September 2024, 17:52Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Papa Françesku lejon përkushtimin e besimtarëve në
Medugorje

Papa Françesku ka miratuar përkushtimin shpirtëror katolik me qendër në Medjugorje, një qytet në Bosnje që është përfolut për shfaqjen e Virgjëresha Mari te vendasit, tha Vatikani të enjten.

Zyra doktrinale e Vatikanit tha se Françesku nuk po deklaront se pretendimet për shfaqjen e Marisë janë autentike. Përkundrazi, mesazhi se Papa është në dijeni për “frytet pozitive” për katolikët në përvojën shpirtërore të lidhur me qytetin.

Deklarata e së enjtes duket se mbyll dekada të tëra hetime të Vatikanit për vizitat e pretenduara të Marisë, të cilat u raportuan për herë të parë nga gjashtë fëmijë në vitin 1981.

Fshati boshnjak është bërë një vend i madh pelegrinazhi, duke tërhequr qindra mijëra besimtarë çdo vit dhe duke u dhënë shumë njerëzve atë që ata thonë se është “një ndjenjë e rinovuar shpirtërore”.

Ati i Shenjtë kishte shprehur më parë dyshime për fenomenin e supozuar. Duke iu referuar mesazheve që thuhet se u janë dhënë nga Virgjëresha Mari banorëve të qytetit, ai u tha gazetarëve në vitin 2017 se ai nuk mendonte se Maria ishte “kryetare e një zyre telegrafike”.

Vatikani tha se shënimi i tij i ri “nuk nënkupton që ngjarjet e supozuara mbinatyrore janë shpallur autentike”.

“Në vend të kësaj, vendimi vetëm thekson se Fryma e Shenjtë po vepron frytdhënësisht për të mirën e besimtarëve ‘në mes’ të këtij fenomeni shpirtëror të Medjugorjes,” thuhet në tekst.


Video