Papa Françesku i prekur nga pneumonia bilaterale, gjendja paraqitet “komplekse”

18 February 2025, 20:02Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Papa Françesku i prekur nga pneumonia bilaterale, gjendja paraqitet
Papa Françesku

Papa Françesku ka pneumoni bilaterale. Kështu ka bërë të ditur Zyra e Shtypit e Vatikanit.

“Testet laboratorike, radiografia e kraharorit dhe kushtet klinike të Atit të Shenjtë vazhdojnë të paraqesin një pamje komplekse”, thuhet në një deklaratë.

"Skanimi i kontrollit të CT të kraharorit që Ati i Shenjtë iu nënshtrua këtë pasdite, i përshkruar nga ekipi shëndetësor i Vatikanit dhe ekipi mjekësor i Fondazione Policlinico Gemelli, tregoi fillimin e pneumonisë bilaterale që kërkonte terapi të mëtejshme farmakologjike”, vijon deklarata “Infeksioni polimikrobial, i cili u shfaq në kontekstin e terapisë antibiotike të bronekitit dhe trajtimit terapeutik është më kompleks”.

Në njoftim thuhet gjithashtu se “Papa Françesku është në humor të mirë”. Sot në mëngjes ai “mori Eukaristinë dhe gjatë ditës ndërronte pushimin me lutje dhe leximin e teksteve. Ai ju falenderon për afërsinë që ndjeni në këtë moment dhe ju kërkon me zemër mirënjohëse që të vazhdoni të luteni për të”, përfundon shënimi.


Video