Pamjet e pabesueshme: Kirurgët ukrainas i heqin plumbin nga zemra ushtarit të plagosur

12 April 2022, 08:21Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pamjet e pabesueshme: Kirurgët ukrainas i heqin plumbin nga zemra ushtarit

Kirurgët në Ukrainë kanë kryer një operacion tejet delikat, pasi i kanë hequr plumbin nga zemra një ushtari.

“Daily Mail” shkruan se në operacionin e kryer në spitalin Feofaniy në Kiev, kanë marrë pjesë mjekë ukrainas dhe bjellorusë, të cilët arritën që të hiqnin plumbin.

Pamjet e pabesueshme të procedurës tregojnë se zemra e ushtarit rrihte, ndërsa mjekët nxirrnin me kujdes plumbin nga zemra e ushtarit ukrainas.

Ky i fundit është parë më vonë në këmbë, duke qëndruar pranë mjekëve që i shpëtuan jetën.

Madje thuhet se ai kërkon ende të luftojë kundër ushtrisë pushtuese ruse.

 

 

 


Video