PAMJE të RËNDA/ Diplomati IZRAELIT qëllohet me th*kë në Pekin (Video)

13 October 2023, 14:40Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

PAMJE të RËNDA/ Diplomati IZRAELIT qëllohet me th*kë në

Momente paniku në mes të një rruge në Pekin kur një burrë i paidentifikuar sulmoi dhe goditi me thikë një diplomat izraelit.
Në pamjet e publikuara nga mediat e huaja shihet se autori përleshet me viktimën dhe e hedh në trotuar, para se ta godasë me thikë, para syve të habitur të kalimtarëve.

Viktima më pas ngrihet dhe largohet nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që edhe autori ikën duke çaluar. Punonjësi i ambasadës izraelite në Pekin u dërgua në spital pas sulmit.

Sipas një deklarate të lëshuar nga Ministria e Jashtme e Izraelit, diplomati është shtruar në spital në gjendje të qëndrueshme, ndërsa po hetohet për motivin e sulmit, i cili nuk ndodhi në ambasadë.

 


Video