Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Qielli i natës ka marrë ngjyrë të kuqëremtë mbrëmjen e sotme, teksa fenomeni i Aurora Borealis si rrallë herë ka qenë i dukshëm deri në Kroaci.
Në rrjetet sociale janë shfaqur foto të shumta të këtij fenomeni të pazakontë, i cili mund të shihet në pjesë të Sllavonisë, Zagorjes, Zagrebit dhe deri në Ukrainë.
Sipas pohimeve të disa dëshmitarëve okularë, pamja e qiellit me ngjyrë të kuqe ka zgjatur rreth 15 minuta.
Qytetarë të shumtë kanë postuar fotografitë në rrjetet sociale duke u shprehur të mahnitur nga ky fenomen i pazakontë i njohur si “Dritat e Veriut”.