"Paguaj 8 euro", qytetari i ankohet kancelarit gjerman: Të lutem fol me Putin, ulni çmimet e sufllaqeve (VIDEO)

25 October 2022, 17:11Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Paguaj 8 euro", qytetari i ankohet kancelarit gjerman: Të lutem
Sufllaqe

Një video po bën xhiron e rrjetit ku një qytetar i është ankuar kancelarit gjerman Olaf Scholz për çmimin e shtrenjtë të sufllaqeve.  Ngjarja ka ndodhur gjatë vizitës së kancelarit gjerman në qytetin jugor të Mynihut në fundjavë.

Në video dëgjohet teksa qytetari i thotë kancelarit: "Paguaj tetë euro për një sufllaqe. Ju lutem flisni me Vladimir Putin, unë do doja të paguaja katër euro për sufllaqen, jo 8."

Gjithashtu ai i kërkoi kancelarit gjermane të bisedonte me presidentin rus për të siguruar furnizimin me gaz natyror. Scholz i buzëqeshi burrit, por nuk bëri asnjë koment dhe hipi në makinën e tij i rrethuar nga truproja.

Gjermani po përballet me krizën më të madhe energjitike në historinë e saj për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, e cila ka çuar në ndërprerje në furnizimet me naftë dhe gaz dhe ka çuar çmimet në nivele rekord.


Video