Padia në Hagë, ku do të burgosej Presidenti i Rusisë nëse dënohet?

4 March 2022, 09:03Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Padia në Hagë, ku do të burgosej Presidenti i Rusisë

Sekretari i Drejtësisë në Mbretërinë e Bashkuar, Dominic Raab, është pyetur nëse do të mirëpriste Vladimir Putinin në një burg në Mbretërinë e Bashkuar.

“Të mos dalim prej vetes për momentin”, u përgjigj ai. “Ne duam të shohim Putinin të dështojë në Ukrainë”, pohoi britaniku.

I shtyrë të përgjigjej nëse do të kishte hapësirë në një burg në Mbretërinë e Bashkuar për presidentin e Rusisë, Raab tha se “Shiko, ne e kemi bërë këtë më parë – Charles Taylor, (Radovan) Karaxhiç, nëse (Slobodan) Millosheviç do të kishte mbijetuar, ai do të kishte përfunduar në një burg të sigurisë së lartë”.

Ish-presidenti liberian Charles Taylor u detyrua të vuante dënimin në një burg në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2014, ndërsa Radovan Karaxhiç – lideri politik serb i Bosnjës i dënuar për gjenocidin e Srebrenicës – u transferua vitin e kaluar në një burg në Mbretërinë e Bashkuar.

“Sigurisht, nuk do të doja të paragjykoja asnjë hap të procesit ligjor, por ajo që po them është me aleatët tanë në mbarë botën, veçanërisht me ata që mbështesin ICC (Gjykatën Penale Ndërkombëtare)… ne të gjithë duhet të punojmë së bashku për t’u siguruar që do ketë një efekt të besueshëm parandalues”, shtoi Raab.

Ai shtoi se kjo mund të bëhet duke mbështetur gjykatën dhe “askush nuk ka bërë më shumë se Mbretëria e Bashkuar në këtë drejtim”.

Britania së bashku me 37 shtete të tjera ka ngritur padi në Gjykatën Penale Ndërkombëtare teksa pretendojnë se rusët kanë kryer mizori gjatë pushtimit të Ukrainës.



Video