Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Afganët kanë qenë në "modalitet mbijetese" gjatë vitit të kaluar, thotë zëvendës përfaqësuesi special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Afganistanin.
Ramiz Alakbarov i thotë BBC-së se rreth 19 milionë afganë po përjetojnë kequshqyerje dhe gjysma e popullsisë së vendit ka nevojë të vazhdueshme për mbështetje për nevojat ushqimore e bazike.
Alakbarov thotë se të drejtat e grave janë "të panegociueshme" dhe "thelbësore për zgjidhjen e krizës në Afganistan".
Ai thotë: "Le ta pranojmë, sot sektori i ndihmës i Afganistanit mund të kishte përfituar nga një mbështetje shumë më e fortë nga komuniteti ndërkombëtar. Ai nuk po ka të njëjtin nivel mbështetjeje me talibanët”.