
Ushtria ukrainase ka publikuar video të ushtarëve rusë të dorëzuar e të demoralizuar, shumica të lindur në vitet 2000 të cilët kërkojnë nënat e tyre t’i shpëtojnë nga lufta.
“Ushtarët rus në Ukrainë, të kapur rob luftë janë të pa trajnuar dhe të pajisur keq. Shumë prej tyre nuk janë as 20 vjec”, kështu tha para gazetarëve gjeneral majori ukrainas Borys Kremenetsky.

Ai ka bërë me dije se Ukraina ka kapur rreth 200 ushtarë rusë deri më sot. “Ne i trajtojmë ata sipas Konventës së Gjenevës, sipas ligjit ndërkombëtar humanitar, u kemi dhenë ushqime dhe ujë madje i kemi lejuar të komunikojnë në telefon me prindërit e tyre”.

Sakaq në rrjetet sociale shtabi i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase ka publikuar video ku ushtarët rusë u kërkojnë nënave dhe baballarëve t’i marrin. Shumë prej tyre thonë se nuk kanë luftuar por kanë lënë armët dhe janë dorëzuar vullnetarisht. Të tjerë nuk i kanë mbajtur as lotët ndërsa ukrainasit u kërkojnë llogari se përse kanë shkelur në atdheun e tyre.