Nuk ruajtën të dhënat e rusëve në Rusi, Moska gjobit Apple dhe Zoom

14 July 2022, 19:56Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Nuk ruajtën të dhënat e rusëve në Rusi, Moska gjobit

Gjiganti i teknologjisë amerikane Apple dhe Zoom Video Communications u gjobitën të martën nga autoriteter ruse për refuzimin për të ruajtur të dhënat e qytetarëve rusë brenda territorit rus.

Moska është përplasur me kompanitë e mëdha teknologjike në lidhje me përmbajtjen, censurën, të dhënat dhe përfaqësimin lokal në një mosmarrëveshje të zjarrtë që ka shpërthyer në një betejë të plotë që kur Rusia dërgoi forcat e saj të armatosura në Ukrainë më 24 shkurt.

Gjobat janë modeste, por sipas autoriteteve ruse janë një paralajmërim. Apple u gjobit me 34,000 dollarë, ndërsa Zoom dhe Ookla, që drejton mjetin e performancës së internetit Speedtest, gjobitën me 17 mijë dollarë.

Rusia ka vendosur ligje të ashpra ndaj kompanive të huaja të teknologjisë. Ato duhet që sistemet e operimit dhe programet t’i përshtasin sipas këtyre ligjeve dhe të ngrenë servera ruajtje të dhënash për qytetarët rusë dhe ndalohet nxjerrja jashtë Rusisë e këtyre të dhënave.

 


Video