A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus

Rusia ka tundur themelet e rendit ndërkombëtar! Mëngjesin e sotëm forcat ruse kanë nisur një sulm të madh ushtarak në Ukrainë nga Donbasi.
Ukrainasit u zgjuan nga bombardimet ruse mëngjesin e sotëm, duke shkaktuar frikë e panik në të gjithë botën. Njerëz të gjakosur, rrugë nën flakë dhe qielli i 'pushtuar' nga tymi, janë këto pamjet e trishta nga Ukraina, teksa mijëra njerëz po largohen nga vendi i tyre.
Rrugët e Kievit janë bllokuar nga trafiku, ndërsa kudo shihen njerëz të tmerruar që përpiqen të gjejnë një strehë të sigurt.



