Një tunel do lidhë Prizrenin me Tetovën, ja pse Kurti thotë se "në qiell" dy qytetet ishin një

11 August 2023, 20:41Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Një tunel do lidhë Prizrenin me Tetovën, ja pse Kurti thotë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një vizitë në qytetin e Tetovës, në Maqedoninë e Veriut, ku ka folur edhe për projektin infrastukturor që do të lidhë dy qytete shqiptare.

Kurti tha se një tunel 6 kilometra i gjatë do të lidhë Tetovën me Prizrenin. Ai zgjodhi një krahasim të veçantë për të treguar sa afër mund të jenë dy qytetet.

“E kemi thënë disa herë që në qiell duket se Prizreni dhe Tetova kanë qenë një qytet, por kur i ka sjellë Zoti në tokë, malet e

Sharrit i kanë ndarë dhe i kanë bërë dy qytete, Prizrenin dhe Tetovën”, tha Kurti.

Kjo pasi dy qytetet ndahen nga malet e Sharrit, dhe janë rreth 35 kilometra në vijë ajrore në dy anët e malit. Nërsa aktualisht rruga nga Tetova në Prizren është mbi 3 orë.

Një tunel do lidhë Prizrenin me Tetovën, ja pse Kurti thotë
Tetova dhe Prizreni në dy anët e malit

Video