Mijëra banorë të Gazës po largohen drejt jugut, duke u përpjekur të shpëtojnë nga sulmet izraelite dhe nga plani i everisë së Netanyahut për pushtimin ushtarak të qytetit.
Eksodi i ri është kryesisht preventiv: shumica e palestinezëve nuk besojnë se kryeministri izraelit do të pranojë armëpushimin e propozuar nga Katari dhe Egjipti, i cili parashikon ndërprerje të luftimeve për 60 ditë, kthimin e disa të zhdukurve dhe fillimin e negociatave për armëpushim të përhershëm.
Rrugët kryesore, si Rashid Road, janë mbushur me karroca të improvizuara, furgona të vjetër dhe motoçikleta, duke transportuar familje dhe pak sende personale që ata mund të marrin me vete.
Një banor, Habib Khwaiter, rrëfen se po largohet nga lagjia Zeitoun pasi mbi të po bien raketa. Ai tregon: “Nuk jam pjesë e Hamas, por raketat nuk bëjnë dallim. Nuk di nëse do të kthehem ndonjëherë në Gaza.”
Shumë banorë po synojnë zonat më të sigurta në jug të Gazës, si Khan Yunis, Deir al Balah dhe al-Mawasi, ku shpresojnë të gjejnë hapësirë për të ngritur çadra ose për të qëndruar në banesa të improvizuara.
Autoritetet izraelite, ndërkohë, po zhvillojnë negociata me vende të ndryshme, përfshirë Sud Sudan, Libinë, Somaliland dhe Uganda, për të gjetur destinacione për civilët që do të zhvendosen nga Gaza. Një zyrtar i qeverisë izraelite ka deklaruar se prioriteti i tyre është lirimi i menjëhershëm i 50 pengjeve, ndërsa plani i okupimit të qytetit duket i pashmangshëm.
Shumë zona në Gaza, përfshirë Zeitoun dhe Sabra, po vazhdojnë të bombardohen, ndërsa qindra mijëra njerëz mbeten të bllokuar në një territor ku 86% e sipërfaqes tashmë është bosh ose e rrezikshme.
Eksodi i fundit mund të shënojë zhvendosjen më të madhe që nga fillimi i luftës, ndërsa civilët përgatiten të lënë shtëpitë e tyre dhe të kërkojnë mbijetesë në zonat më të sigurta të Gazës ose jashtë saj. / La Repubblica