Netanyahu i prerë: Armëpushim nuk do të ketë!

5 November 2023, 18:45Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Netanyahu i prerë: Armëpushim nuk do të ketë!
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka përjashtuar edhe një herë mundësinë e çdo lloj armëpushimi në Gaza derisa të gjithë pengjet të lirohen.

Ai ka refuzuar vazhdimisht thirrjet për një armëpushim, shkruan Sky Neës.

“Nuk do të ketë armëpushim pa kthimin e pengjeve tona, ne ua themi këtë si armiqve, ashtu edhe miqve tanë”, është shprehur ai.

Bilanci nga bombardimet izraelite në Gaza ka shkuar në 9770 viktima, nga të cilët rreth 4000 raportohet se janë fëmijë.

Po ashtu, dëmet në infrastukturë janë kolosale, teksa raportohen 50% e banesave të shkatërruara pjesërisht apo tërësisht si dhe vetëm 14 nga mbi 28 spitale dhe qendra shëndetësore kanë mbetur funksionale, por edhe ato janë të mbipopulluara.


Video