"Ndyrësirë!", emigrantja shqiptare rrëfen dhunën ndaj ish-kryebashkiakut të Nju Jorkut në supermarket

27 June 2022, 14:04Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Ndyrësirë!", emigrantja shqiptare rrëfen dhunën
Ish-kreu i Bashkisë së Nju-Jorkut, Rudy Giuliani

Ish-kreu i Bashkisë së Nju-Jorkut, Rudy Giuliani, përjetoi një moment aspak të këndshëm këtë të diel, ku u sulmua nga një person për motive të paqarta.

Ngjarja ndodhi në një supermarket në Staten Island, ku Giuliani ndodhej së bashku me të birin, kur një punonjës iu afrua dhe e qëlloi me shpullë nga mbrapa, duke e quajtur “ndyrësirë”

39-vjeçari u ndalua nga policia menjëherë dhe u akuzua për sulm të shkallës së dytë ndaj një personi të moshuar.
Pamjet e sigurisë filmuan të gjithë ngjarjen, me avokatin e Trump që tregon se goditja ishte aq e fortë sa rrezikoi të binte në tokë.

Një nga dëshmitarët e këtij incidenti ishte dhe shqiptarja Drita Rugova, e cila tregon se po bënte pazar në market kur pa kryebashkiakun Giuliani, të cilit i kërkoi të bënte një foto.

“Ndërsa po bëheshim gati të dilnim fotografi një burrë iu afrua zotërisë dhe e goditi nga pas, pranë qafës dhe e quajti “Ndyrësirë”. Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Më erdhi shumë keq për z. Guiliani. Askush nuk meriton diçka të tillë, pavarësisht bindjeve politike”, u shpreh Drita.

Videon e sulmit mund ta shihni KETU


Video