Ndahet nga jeta ish-presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano

22 September 2023, 20:07Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ndahet nga jeta ish-presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano
Giorgio Napolitano

Është ndarë nga jeta në moshën 98 vjeçare ish-presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano.

Ai ka ndërruar jetë në një spital të Romës, ku qëndronte i shtruar prej disa ditësh pasi gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar.

Giorgio Napolitano lindi në Napoli më 29 Qershor, 1925. Ai u martua me Clio Bittoni dhe janë prindër të dy djemve, Giovanni dhe Giulio.

Napolitano u diplomuar për drejtësi në Universitetin e Napolit. Prej vitit 1942, kur ai ishte student, Napolitano ju bashkua një grupi anti-fashist dhe në vitin 1945 ai u fut ne Partinë Komuniste Italiane ku më pas u bë dhe drejtues post të cilin e mbajti deri në krijimin e Partisë Demokratike të së Majtës Italiane.

Napolitano u zgjodh në dhomën e deputetëve për herë të parë në 1953 dhe përveç Legjislaturës së katërt, ai ka qënë i pranishëm në parliament si deputet deri në 1996, gjithmonë i zgjedhur në zonën e Napolit.

Prej qershorit 1999 deri në vitin 2004 ai drejtoi Komisionin e Çështjeve Konstitucionale në Parliamentin Europian. Në 2005, Napolitano u zgjodh Senator i përjetshëm.

Në Maj të vitit 2006, Girgio Napolitano u zgjodh President i Italisë me 543 vota. Në Prill të 2013, Napolitano do të rizgjidhej President me 738 vota, duke u bërë kështu i vetmi president i Italisë i rizgjedhur dy herë.

Gjatë detyrës si president i Italisë, Napolitano e ka vizituar dy herë vendin tonë, Shqipërinë.


Video