Mossad-i izraelit: Hamas nuk ka liruar asnjë nga pengjet! Fake-news për t'u shfaqur si të dhembshur

12 October 2023, 12:20Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mossad-i izraelit: Hamas nuk ka liruar asnjë nga pengjet! Fake-news
Pjesë nga video ku pretendohet se janë liruar pengjet izraelite

Ditën e djeshme dhe sot, në rrjetet sociale ka qarkulluar një video ku pretendohet se Hamas ka liruar disa prej pengjeve të marra gjatë sulmit të 7 tetorit në territoret izraelite.

Në video shfaqet një grua me një fëmijë të vogël, e filmuar nga distanca në një territor që nuk dihet se ku është filmuar.

Megjithatë, për këtë video ka reaguar Mossadi izraelit, duke thënë se është propagandë që ka qëllim t'i bëjë terroristët e Hamas të ngjajnë si të dhembshur me pengjet.

Ja çfarë thotë Mossad për videon:

Ju lutemi.

ÇDO foto, video, lajme të treguara nga armiku që përpiqet të tregojë se sa të dhembshur janë. Se ata “liruan pengjet”. Se ata "i trajtuan mirë hebrenjtë në shtëpitë e tyre". Se ata (!?) "Nuk shënjestruan civilët izraelitë".

Është totalisht, 100%, mashtrim. Mos e besoni për asnjë moment.

Lufta psikologjike është pjesë e planit të lojës së tyre. Ata me të qeshur do të përpiqen të tregojnë dhembshurinë e tyre për mediat, ndërsa pamjet e reja dalin çdo ditë të foshnjave. Foshnjat. Si ato në shtëpinë time. Foshnjat. Të djegur. Të gjymtuar.


Video