Ministri qëllohet për vdekje nga shoku i tij i fëmijërisë

7 June 2022, 00:14Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ministri qëllohet për vdekje nga shoku i tij i

Zyrtarët kanë deklaruar se ministri i mjedisit dhe burimeve natyrore i Republikës Domenikane Orlando Jorge Mera është qëlluar për vdekje në zyrën e tij nga një mik i ngushtë.

Ministri 55-vjeçar Orlando Jorge Mera ishte duke mbajtur një takim pune në momentin e sulmit. Të paktën 6 të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar. Sipas një zëdhënësi presidencial, autori i dyshuar i krimit është një shok fëmijërie i ministrit, Miguel Cruz.

Mësohet se tani Cruz ndodhet në paraburgim, ndërsa motivi i të shtënave mbetet i paqartë. Gjithashtu përmes një deklarate, familja e ministrit Jorge Mera tha se ai ishte qëlluar disa herë nga një person me të cilin ishte shok që nga fëmijëria.


Video