Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Grupi i mercenarëve rusë "Wagner" është regjistruar si organizatë arsimore në Bjellorusi.
Lajmi bëhet i ditur në bazë të informacioneve të publikuara në Regjisrin Shtetëror të Personave Ligjor dhe Sipërmarrësve Individualë në Bjellorusi.
Sipas regjistrit, personi juridik me emrin “Wagner Group” është regjistruar më 3 gusht të këtij viti nga Komiteti Ekzekutiv i Qarkut Osipovichi në fshatin Tsel të rrethit Osipovichi të rajonit Mogilev në Bjellorusi, raporton CNN.
Besohet se rreth 15 mijë mercenarë të "Wagner" dhe lideri i tyre, oligarku Yevgeny Prigozhin, janë vendosur në Bjellorusi pas tentativës së dështuar për të "ndëshkuar" krerët rusë të Ministrisë së Mbrojtjes.