Mediat: Izraeli bombardon aeroportet e Damaskut dhe Alepos në Siri

12 October 2023, 13:43Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mediat: Izraeli bombardon aeroportet e Damaskut dhe Alepos në Siri
Aeroporti i Damaskut, Siri

Aeroporti i Damaskut dhe Alepos në Siri raportohet se janë sulmuar ditën e sotme duke i nxjerrë jashtë funksionit.

Shpërthimin në aeroportin e Damaskut e ka konfirmuar gazeta izraelite "i24 Neës", megjithatë mbetet e paqartë se çfarë e ka shkaktuar.

Sipas disa aludimeve, aeroporti i Damaskut është sulmuar gjatë kohës që ka tentur të ulet një avion i Iranit me armatime dhe logjistikë për t'i ardhur në ndihmë Hamas.

Nërsa gazeta lokale siriane "Al Watan", raporton se nga bombardimet, aeroporti i Alepos dhe ai i Damaskut kanë pezulluar fluturimet për shkak të dëmtimit të pistës.


Video