Mbi 900 trupa civilësh janë gjetur në rrethinat e Kievit pas largimit të ushtrisë ruse

15 April 2022, 23:38Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Mbi 900 trupa civilësh janë gjetur në rrethinat e Kievit pas

Më shumë se 900 trupa të pajetë civilësh janë zbuluar që kur ushtria ruse u tërhoq nga rajonit i Kievit, tha kreu i policisë rajonale të Kievit gjatë një konference të premten.

Andrii Niebytov deklaroi se trupat u ekzaminuan dhe u transferuan në institucionet mjekoligjore për ekzaminim të detajuar.

Niebytov tha se disa nga njerëzit që ishin qëlluar për vdekje kishin shirita të bardhë në krahë në përpjekje që të mbroheshin nga forcat ruse.

“Gjatë pushtimit të qyteteve tona, pushtuesit i detyronin qytetarët që të mbanin shirita të bardhë, si shenjë se ishte kontrolluar, prandaj qytetarët tanë për të shpëtuar jetën e tyre i mbanin vetë këto fasha për t’u mbrojtur nga të shtënat me armë”, tha ai, teksa shtoi se edhe kjo masë nuk kishte funksionuar gjithmonë.


Video