Masakër në Meksikë, persona të armatosur hyjnë në lokal dhe vrasin gjashtë persona

25 November 2024, 10:06Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Masakër në Meksikë, persona të armatosur hyjnë në
Foto ilustruese

Gjashtë persona u vranë dhe 5 të tjerë mbetën të plagosur, si pasojë e një sulmi me armë në një lokal nate në Meksikën qendrore.

Sipas të dhënave paraprake të policisë, 4 të dyshuar me armë automatike hynë në lokalin Los Cantaritos në qytetin e Queretaro dhe qëlluan këdo që i doli përpara, në aktin më të fundit të dhunës në luftën mes bandave rivale të kokainës.

Shtatë burra dhe tre gra u raportuan të vdekur dhe të paktën shtatë persona u plagosën, bën me dije policia

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe automjeti me të cilin udhëtonin, është gjetur i djegur dhe i braktisur aty pranë.


Video