Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se lufta në Ukrainë nuk do të ndalet.
“Vladimir Putin ka vendosur të mos ndalet sepse i duhet një fitore ushtarake”, tha Macron gjatë një interviste për Le Point.
Kreu i Elysee, shpjegon se lideri rus e ka pranuar se Ukraina nuk do të nënshtrohet dhe se ai e ka obsesion marrjen e kontrollit të Mariupolit, i cili konsiderohet si një simbol.
“Unë besoj shumë pak në aftësinë tonë kolektive për ta vendosur atë rreth një tryeze negocimi afatshkurtër”, tha mes të tjerash presidenti Macron, i cili tashmë pret raundin e dytë të zgjedhjeve përballë rivales Le Pen.
Nga ana tjetër, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka deklaruar të martën se bisedimet për paqen me Ukrainën kanë marrë fund.
Putin tha se kjo situatë është krijuar pas akuzave të Kievit për krime lufte, shkruan BBC.
Gjatë një dalje të pazakonte publike, presidenti rus i cilësoi trupat e civilëve të gjetur në Buça si sajesë.
Nga ana tjetër Putin u zotua se “nuk do të ndalojë operacionin ushtarak” në Ukrainë deri sa Moska të arrijë qëllimin.
Putini bërë këtë deklaratë – që është komenti i parë për akuzat për mizori në Ukrainë – gjatë një konference për mediat bashkë me presidentin e Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko.
Pavarësish pretendimeve të Putinit, CNN ka dokumentuar me pamje varret masive në periferi të Kievit dhe të paktën 20 trupa janë parë në një rrugë të vetme.