Macron dhe Starmer javën tjetër në Uashington për t'u takuar me Trump

19 February 2025, 20:41Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Macron dhe Starmer javën tjetër në Uashington për t'u
Emmanuel Macron Dhe Keir Starmer

Presidenti francez Emmanuel Macron do të mbërrijë në Uashington javën e ardhshme për bisedime me presidentin amerikan Donald Trump, tha të mërkurën këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, gjatë një interviste për Fox News.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar më parë se kryeministri britanik Keir Starmer do të jetë në Uashington javën e ardhshme gjithashtu për konsultime me Trump.

Takimet vijnë ndërsa liderët evropianë përpiqen të rreshtohen mes përpjekjes së Trump për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje në Ukrainë, e cila përfshinte bisedime me Rusinë këtë javë duke lënë jashtë Evropën.

Sot, Trump rriti sulmet ndaj presidentit ukrainas Volodomyr Zelensky, duke e quajtur një "diktator" që ka shpërdoruar pjesën e madhe të parave që SHBA i ka dërguar si ndihmë për luftën ndaj Rusisë.


Video