Lufta në Ukrainë në foto

24 February 2022, 11:38Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Lufta në Ukrainë në foto

Moska pretendon se po përdor "armë me precizion të lartë" për të çaktivizuar infrastrukturën ushtarake. Putin paralajmëron se çdo ndërhyrje nga shtetet e tjera do të ketë pasoja "të cilat nuk janë parë kurrë"

Lufta në Ukrainë në foto

Ndiq LIVE zhvillimet më të fundit mbi luftën në Ukrainë

1.       Shtëllunga tymi në aeroportin ushtarak në Chuguyev afër Kharkiv (Ukrainë). Rusia ka sulmuar Ukrainën mëngjesin e sotëm. Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi në agim një operacion të posaçëm ushtarak në rajonin separatist të Donbasit, në Ukrainën lindore. “Objektivi i operacionit është të mbrojë njerëzit”, justifikoi presidenti në një mesazh drejtuar kombit.

Lufta në Ukrainë në foto

2.       Dëmet e shkaktuara në një ndërtesë në Kiev (Ukrainë) pas sulmit. Vetëm pak minuta pas fjalimit të Putinit, disa qytete në lindje të vendit u sulmuan. Shpërthime janë dëgjuar edhe në Kiev. Forcat ruse kanë kaluar kufirin në pika të tjera të vendit.

Lufta në Ukrainë në foto

3.       Personeli ushtarak transferon një të plagosur pas bombardimit në Chuhuiv (Ukrainë).  Të paktën 8 persona kanë vdekur pas sulmeve, sipas Kievit. Ofensiva, e nisur në dhjetë rajone, ka ardhur nga territori rus por edhe nga Bjellorusia.

Lufta në Ukrainë në foto

4.       Një zjarrfikës kërkon civilë në rrënojat e një blloku apartamentesh në Chuhuiv.  Ministria e Brendshme e Ukrainës ka raportuar se trupat ruse kanë zbarkuar në qytetin port të Odessas dhe po kalojnë kufirin në pika të ndryshme të vendit.

Lufta në Ukrainë në foto

5.       Një helikopter ushtarak ukrainas fluturon mbi një pikë karburanti në periferi të qytetit Dnipro. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shpallur “gjendjen ushtarake".  “Ushtria po punon. Asnjë panik. Ne jemi te forte. Jemi gati për gjithçka. Do t'i mposhtim të gjithë”, tha ai.

Lufta në Ukrainë në foto

6.       Njerëz me çanta dhe valixhe në metro në Kiev, këtë mëngjes.  Shërbimi i emergjencës shtetërore të Ukrainës pretendon se sulmet u nisën kundër 10 pikave në Ukrainë, kryesisht në lindje dhe jug të vendit.

Lufta në Ukrainë në foto

7.       Një ushtar ukrainas qëndron pranë një automjeti ushtrie në një rrugë në Kramatosrk, në Ukrainën lindore. Qeveria ka konfirmuar se trupat ruse po depërtojnë edhe përmes kufijve të verilindjes së vendit, konkretisht përmes rajonit Chernihiv, në kufi me Bjellorusinë.

Lufta në Ukrainë në foto

8.       Qindra automjete të bllokuara përpiqen të largohen nga qyteti i Kievit. Putini, i cili ka nxitur prej muajsh argumentin se regjimi i Kievit është një regjim nazist që diskriminon rusishtfolësit dhe se qytetarët e rajoneve të Donetskut dhe Luganskut po vuajnë "gjenocid", ka deklaruar në njoftimin e tij se është agresion ushtarak për të “mbrojtur” qytetarët.

Lufta në Ukrainë në foto

9.       Instalimet ushtarake të bombarduara në Mariupol (Ukrainë).  Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon, se po përdor "armë me precizion të lartë" për të çaktivizuar infrastrukturën ushtarake, objektet e mbrojtjes ajrore, aeroportet ushtarake dhe avionët e ushtrisë ukrainase, sipas agjencisë shtetërore ruse RIA.



Video