Liz Truss pritet të vizitojë Kievin së shpejti

6 September 2022, 08:43Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Liz Truss pritet të vizitojë Kievin së shpejti
Liz Trus

Ambasada e Ukrainës në Londër ka nisur tashmë përgatitjet për një vizitë të kryeministres së rë të Britanisë së Madhe, Liz Truss, në Kiev, sipas një deklaratë të ambasadorit ukrainas në Mbretërinë e Bashkuar, Vadim Prystaiko.

“Kur të bëhet zyrtarisht kryeministre, mendoj vizita ee Liz Truss në Kiev nuk do të vonojë. Tashmë ne si sistem diplomatik kemi filluar përgatitjen për mbërritjen e Lis Truss në Kiev”, tha  Pristaiko.

Ambasadori ukrainas vuri në dukje gjithashtu se ai e mirëpriti deklaratën  Truss për gatishmërinë për të përdorur armë bërthamore nëse do të ishte e nevojshme.

“Rusia mori një mesazh të fortë. Liz Truss e kupton shumë mirë dhe ministri ynë i Jashtëm Dmytro Kuleba i ka kujtuar asaj se Britania është një nga ato vende që ka premtuar të mbrojë Ukrainën”, tha ambasadori.


Video