Kancelari austriak Karl Nehammer synon t’i tregojë presidentit rus Vladimir Putin, “të vërtetën” për luftën në Ukrainë gjatë takimit të sotëm në Moskë.
Nehammer do të jetë lideri i parë i BE-së që takohet me Putinin që prej fillimit të pushtimit rus të Ukrainë.
Më herët ai vizitoi Kievin për të takuar Presidentin e Ukrainës Volodymy Zelensky.
Duke folur përpara një takimi të BE-së në Luksemburg këtë të hënë, Ministri i Jashtëm i Austrisë Alexander Schallenberg u tha gazetarëve se “është një ndryshim të jesh ballë për ballë dhe t’i tregosh atij se cili është realiteti.
Sipas tij “ky president de fakto e ka humbur luftën moralisht”.
“Duhet të jetë në interesin e tij që dikush t’i thotë të vërtetën. Mendoj se është e rëndësishme dhe ia kemi borxh vetes nëse duam të shpëtojmë jetë njerëzore”, shtoi kancelari.