Lideri i parë i BE që do takohet me Putin që prej nisjes së luftës

10 April 2022, 22:29Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Lideri i parë i BE që do takohet me Putin që prej nisjes së

Kancelari austriak, Karl Nehammer do të udhëtojë nesër në Moskë për bisedime me Vladimir Putin. Ai do të jetë lideri i parë i BE-së që takohet personalisht me presidentin rus që nga pushtimi i Ukrainës.

Zyrtarët austriakë thonë se Nehammer dëshiron të promovojë dialogun midis Moskës dhe Kievit dhe do të ngrejë gjithashtu çështjen e krimeve të luftës.

Kjo pason vizitën e Nehammer në Kiev të shtunën, ku u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Ai po shkon në Rusi, pasi ka informuar Berlinin, Brukselin dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, për të inkurajuar dialogun”, tha një zëdhënës i Nehammer.


Video