Lavrov: Perëndimi kërkon të krijojë një Afganistan të dytë

30 March 2022, 13:55Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lavrov: Perëndimi kërkon të krijojë një Afganistan
Sergei Lavrov

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov gjatë një takimi me homologun e tij pakistanez Shah Mahmud Qureshi e cilësoi situatën aktuale në Ukrainë një përpjekje të Perëndimit për të krijuar një Afganistan të dytë, sipas la repubblica.

“Ata që u përpoqën ta bëjnë Afganistanin qendrën e politikës botërore tani po përpiqen ta zëvendësojnë Afganistanin me Ukrainën.  Dhe ne të gjithë e dimë se çfarë do të thotë kjo” tha ministri.

Takimi i ministrave të jashtëm të Federatës Ruse dhe Pakistanit u zhvillua në Kinë.

 


Video