Albin Kurtit nuk i besohet që takoi Rita Orën: Më duhet ta shoh videon që ta besoj

26 November 2023, 19:40Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Albin Kurtit nuk i besohet që takoi Rita Orën: Më duhet ta shoh
Albin Kurti duke perqafuar Rita Oren

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë takimit me këngëtaren e njohur Rita Ora, e cila ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Taika Waititi, i ka thënë Orës duke qeshur se “nuk po beson se takimi i ishte i vërtetët”.

“Më duhet ta shoh videon që ta besoj se ishte e vërtetë”, dëgjohet në video Kurti duke i thënë Rita Orës.

Sipas Kurtit, Rita Ora ka arritur majat më të larta të suksesit dhe njohjes në mbarë botën duke nderuar gjithmonë rrënjët dhe kulturën e saj në atdhe.

“Ishte nder ta prisja dhe Taika Waititit sot në ditëlindjen e saj. Kosova, Britania e Madhe dhe Zelanda e Re duken pa kufi përballë artit”, shkruan Kurti në platformën X.

Edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka dëshiruar mirëseardhje Rita Orës në Kosovë.

“Nuk ka se si të jetë ndryshe, vetëm se i mbushur me shumë emocione, mall e dashuri çasti kur shkel në tokën e bekuar të Kosovës që gjithmonë e ke në zemër e mendje”, shkroi Rama në Facebook.


Video