Kriza në Ukrainë, SHBA shton trupat ushtarake në Europën Lindore

2 February 2022, 16:35Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kriza në Ukrainë, SHBA shton trupat ushtarake në Europën

Presidenti i SHBA Joe Biden ka miratuar dërgimin e trupave shtesë në Europën Lindore, ndërsa Uashingtoni po lëviz për të shmangur një pushtim të mundshëm rus të Ukrainës.

Sekretari i shtypit i Pentagonit, John Kirby tha të mërkurën se trupat do të zhvendosen së shpejti në Poloni, Rumani dhe Gjermani në përgjigje të "shqetësimeve aktuale të sigurisë".

Ai tha në një konferencë shtypi se 1,000 forca të vendosura aktualisht në Gjermani do të ripozicionohen në Rumani dhe 2,000 trupa do të vendosen nga Shtetet e Bashkuara në Poloni dhe Gjermani.

Njoftimi erdhi një ditë pasi presidenti rus Vladimir Putin akuzoi të martën Perëndimin se po përpiqet të provokojë Moskën në një luftë.

Në komentet e tij të para mbi krizën në Ukrainë në më shumë se një muaj, Putin përsëriti gjithashtu kërkesat e sigurisë së Rusisë dhe tha se ishte e qartë se "shqetësimet themelore" të Kremlinit ishin injoruar nga Uashingtoni dhe NATO.


Video