
Korea e Veriut publikoi një seri fotosh të shkrepura nga hapësira, që thotë se janë marrë nga raketa më e fuqishme që ka lëshuar në pesë vitet e fundit.
Imazhet tregojnë pjesë të Gadishullit Korean dhe zonat përreth tij. Peniani konfirmoi të hënën se testoi raketën balistike me rreze të mesme veprimi “Hëasong-12”, që sipas shtetit komunist është mjaftueshëm e fuqishme sa të përfshijë në këtë rreze veprimi edhe territoret amerikane të Guamit në Paqësor.
Testimet e fundit kanë shqetësuar sërish komunitetin ndërkombëtar. Vetëm në muajin e fundit, Peniani ka kryer të paktën shtatë testime të raketave të veta.
Korea e Veriut është e sanksionuar nga OKB për ndërtimin dhe testimin e raketave balistike dhe armëve bërthamore, megjithëse që të dyja këta janë pjesë e arsenalit ushtarak të vendit komunist prej vitesh.