Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u tregoi liderëve të BE dhe presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky një pikturë që tregon momentin e atentatit ndaj tij në Butler të Pensilvanisë. "Kjo nuk ishte një ditë shumë e mirë", tha Trump ndërsa tregoi me gisht veprën artistike, e cila portretizon sulmin e 13 korrikut 2024.
Michael Thomas Crooks, 20 vjeç, hapi zjarr me një pushkë të tipit AR-15 nga çatia e një ndërtese pranë, teksa Donald Trump po fliste në një tubim në Butler të Pensilvanisë. Plumbi i preku vetëm majën e veshit Trumpit duke e lënë atë të plagosur lehtë.
Imazhi i Presidentit amerikan duke ngritur grushtin pak çaste pas sulmit në Butler u bë një simbol politik që përcaktoi kandidaturën e tij dhe luajti një rol në vendimin e Joe Biden për t'u larguar nga gara. Piktura që tregon këtë moment, varet në një vend të rëndësishëm brenda Shtëpisë së Bardhë, pranë shkallëve që të çojnë në rezidencën presidenciale.
Sipas traditës, portretet e presidentëve të fundit të SHBA-së shfaqen në hyrje të rezidencës ekzekutive, pasi janë të dukshme për mysafirët gjatë ngjarjeve zyrtare.
Pas takimit kokë më kokë, Trump dhe Zelenskyy iu bashkuan udhëheqësve evropianë për një takim në Shtëpinë e Bardhë, ku pozuan së bashku për një foto në grup. Në takim morën pjesë Zelenskyy, kryeministri britanik Keir Starmer, presidenti finlandez Alexander Stubb, kancelari gjerman Friedrich Merz, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Ruttle, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni. Takimi shumëpalësh pasoi samitin e fundit të Trump me Presidentin rus Vladimir Putin.
View this post on Instagram