Kishte instaluar kamer të fshehtë në dhomën e gjumit dhe vëzhgonte vajzat e mitura, arrestohet shqiptari në Greqi

6 September 2022, 10:07Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kishte instaluar kamer të fshehtë në dhomën e gjumit dhe

Zbulohet një rast i çuditshëm në banesën e një shqiptari në Greqi.

Babai kishte instaluar kamer të fshehtë në dhomën e gjumit dy vajzave të mitura 12 dhe 17 vjeç dhe vëzhgonte çdo lëvizje të tyre.

Veprimi i 50-vjeçarit shqiptar ka shqetësuar autoritetet greke. Ai u arrestua nga policia.

Babai u denoncua nga nëna e fëmijëve për veprat e lartpërmendura dhe në veçanti për faktin se pa dijeninë e saj kishte vendosur në dhomën e fëmijëve një aparat fotografik me një kartë SD regjistrimi dhe shikonte se çfarë po bënin brenda saj.

Kur fëmijët e njoftuan dhe ajo i kërkoi shpjegim duke u përballur me të, ai e goditi partneren e më pas fëmijët. Policia ka nisur hetimet për të kontrolluar përmbajtjen e kamerës së vendosur nga shqiptari.


Video