Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është shprehur se Bashkimi Europian mori vendimin e duhur që pezulloi kundër-tarifat ndaj SHBA-ve.
Trump tha se BE do të trajtohet gjatë negociatave për tarifat si një bllok i vetëm dhe jo si vende individuale.
Trump tha se vlerëson BE-në që sipas tij është "shumë e ashpër, por shumë e zgjuar", duke thënë se ata vendosën të "përmbahen pak" me hakmarrjen e tyre, pasi panë sesi Trump e trajtoi Kinën.
Trump ka folur edhe për marrëveshje me Kinën gjatë mbledhjes së kabinetit, pasi i ka vendosur tarifa 145 %.
"Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë me Kinën. Ne do të donim të ishim në gjendje të arrinim një marrëveshje. Ata me të vërtetë kanë përfituar nga vendi ynë për një periudhë të gjatë kohore. Ata na kanë zhveshur", tha Trump.
“Gjithçka që po bëjmë është ta kthejmë gjithçka në vendin e duhur. Ne jemi duke e rivendosur tabelën dhe jam i sigurt se do të jemi në gjendje të shkojmë shumë mirë”, tha Trump.
"Kam respekt të madh për presidentin Xi. Ai ka qenë, në kuptimin e vërtetë, një mik i imi për një periudhë të gjatë kohore”, tha Trump më tej.
"Unë mendoj se ne do të përfundojmë duke punuar për diçka që është shumë e mirë për të dy vendet. Unë e pres me padurim atë", përfundoi Trump.