![]()
Politikani pro-rus ukrainas Viktor Medvedchuk është arrestuar nga autoritetet ukrainase. Gruaja e politikanit Oksana Marchenko, thotë se bashkëshorti i saj është torturuar në paraburgim.
“Në njërën nga fotot nuk ka asnjë shenjë të dhunës fizike. Në tjetrën mund të shihen mavijosje dhe mpiksje gjaku që janë përpjekur t’i mbulojnë me flokë. Do të thotë se fotot janë bërë në fillim dhe gjatë marrjes në pyetje. Nuk ka dyshim se ai është rrahur gjatë orëve të para pas ndalimit”.
Ajo i ka bërë thirrje presidentit turk Erdogan që të ndihmojë në lirimin e bashkëshortit të saj.
“Besoj se një president i fortë si Erdogan mund të ndikojë tek një president i dobët si Zelensky. Jam e sigurt që më dëgjon dhe do të bëjë çfarë është e nevojshme për të liruar bashkëshortin tim nga dhomat e torturave të shërbimit të sigurisë”.
Medvedchuk, një nga aleatët e ngushtë të Presidentit Vladimir Putin në Ukrainë, u shfaq i prangosur dhe i veshur me uniformën e një ushtari ukrainas në një foto të postuar në Tëitter nga Presidenti Volodymyr Zelenskiy.
Rusia i ka thënë palës ukrainase të bëjë “kujdes” pasi ata që e kanë arrestuar politikanin mund të përfundojnë vetë një ditë në të njëjtën situatë.