Katër çikliste të zhveshur hyjnë të lahen në lumë, revoltohen vendasit: Këtu vijmë me familje dhe fëmijë, e patolerueshme

19 August 2025, 17:18Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Katër çikliste të zhveshur hyjnë të lahen në
Çiklistë në Itali / Foto: www.ilmessaggero.it

Disa gjeste ekuilibri për të hequr pantallonat e shkurtra dhe të brendshmet, dhe pastaj u nisën, duke kërcyer mbi zhavorr për të arritur në Ansiei dhe për t'u freskuarnë lumë. Katër çiklistët që dje rreth orës 9:45 të mëngjesit, disa dhjetëra metra larg shtegut të biçikletave që lidh Auronzon me Misurinën pranë Palus Santa Maria, jo shumë larg Palus San Marco.

Kështu e përshkruan gazeta italiane Il Messaggero episodin e ndodhur se fundmi, dhe që duket se është një fenomen gjithnjë e më në rritje në këtë zonë.

Italianët vendas janë të revoltuar. Ata shprehen se e vizitojnë këtë zonë me familjet e tyre, me fëmijë të vegjël, dhe shpesh duhet të përballen me këto skena.

Gjithçka është normale, pra, sikur të ishim në ndonjë plazh nudist grek, pa marrë parasysh ndjeshmëritë e të tjerëve, pa respektuar rregullat e bashkëjetesës civile, si dhe ato të kodit civil që ndalon ecjen lakuriq në vende publike, shkruan gazeta italiane.


Video