Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një 27-vjeçar shqiptar, banues në Romë është arrestuar për trafik droge. Aksioni antidrogë ndodhi në orën 15.00, kur efektivët e Policisë ndaluan mjetin “Smart” për një kontroll rutinë.
Në sediljen e pasme vunë re një çantë të rëndë, ndaj dhe ata pyetën të arrestuarin 27-vjeçar shqiptar se çfarë kishte brenda. Dhe ai, me qetësi, iu përgjigj... marijuanë. Pikërisht në atë moment sinqeriteti, nisën telashet për të riun të cilit iu vendosën menjëherë prangat dhe ndodhet pas hekurave në qelitë e burgut të Leçes.
Në fakt, në çantën e shqiptarit gjendeshin tre qese transparente me marihuanë që arrinin peshën totale, 3300 g. Droga dhe makina e përdorur për transportin e drogës u sekuestrua