Kaos në Gjermani, shirat përmbysin aeroportin e Frankfurtit, vërshojnë brenda metrove (VIDEO)

17 August 2023, 19:16Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kaos në Gjermani, shirat përmbysin aeroportin e Frankfurtit,
Përmbytjet në Gjermani

Kaos në disa qytete gjermane për shkak të motit të keq me stuhi dhe shira të dendur.

Në rrjetet sociale janë përhapur pamjet e momentit kur uji vërshon në rrugët e qytetit, në metro dhe brenda trenave.

Gjithashtu aturoitetet thanë se janë detyruar të anulojnë disa fluturime pasi shirat kanë mbuluar pistën e aeroportit të Frankfurtit, një nga më të mëdhenjtë në botë.

Gjatë natës, në Baden-Württemberg, Palatinate-Rhineland dhe Thuringia, shirat kanë përmbytur katet e para të banesave.

Qindra zjarrfikës kanë dalë në terren duke ofruar ndihmë në zonat më problematike.


Video