“Kam eksploziv”, gruaja lakuriq tmerron pasagjerët në avion (VIDEO)

14 August 2022, 16:16Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Kam eksploziv”, gruaja lakuriq tmerron pasagjerët në

Një grua ka shkaktuar panik tek pasagjerët gjatë një fluturimi nga Qipro për në Manchester. Ajo ka vrapuar e zhveshur duke bërtitur “Kam eksplozivë” dhe “Allahu Ekber”.

Gruaja e moshës rreth 30 vjeç ka pyetur fëmijët se “a janë gati të vdesin?”. Siç raporton Mirror, ajo i kishte thënë stafit dhe udhëtarëve se prindërit e saj ishin anëtarë të ISIS-it. Por, në aeroplan ishte një burrë që e ndaloi.

Phillip O’Brien ishte në aeroplan me gjashtë anëtarë të tjerë të familjes, duke përfshirë gruan dhe tre fëmijët e tij. Ai shpjegoi se si arriti ta merrte në kontroll situatën, transmeton Klankosova.tv.

“Kur gruaja u kthye në drejtim të kabinës, unë e bllokova, e vendosa në tokë dhe në atë moment piloti bëri një ulje emergjente në Paris”, tha ai për Mirror.

Fotot e publikuara në rrjetet sociale treguan një skenë kaosi me të paktën dy policë francezë duke e arrestuar gruan, e cila kishte një kapele të zezë dhe bluzë të kuqe.

 


Video