Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një video e presidentit amerikan Joe Biden që duket duke u kthyer për t'i shtrënguar dorën dikujt pas një fjalimi ka përccarë botën online.
Nuk ishte askush në skenë pranë tij në Universitetin Shtetëror Bujqësor dhe Teknik të Karolinës së Veriut në Greensboro, ku ai mbajti një fjalim 40 minutësh të enjten.
Siç shihet në video, presidenti 79-vjeçar përfundoi fjalimin, më pas u kthye djathtas me dorën e shtrirë në një pozicion shtrëngimi duarsh. Por në skenë nuk kishte njeri që mund t'i përgjigjej gjestit të presidentit amerikan. Askush nga turma që duartrokiste nuk iu afrua Presidentit për të shkëmbyer kënaqësinë.
Disa kanë hamendësuar se gjesti ishte një shaka, të tjerë thonë që jo.