Jo vetëm në Zvicër, larja dyshe në dush propozohet edhe në Kosovë

28 September 2022, 23:00Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Jo vetëm në Zvicër, larja dyshe në dush propozohet edhe
Ilustrim

Zëdhënësi i KEDS-it në Kosovë, Viktor Buzhala, ka dhënë propozimin e tij për të kursyer energjinë elektrike në kohë krize.

Ai thotë se për të mos shpenzuar më shumë energji, qytetarët duhet të lahen nga dy veta në dushe.

Më herët edhe Gjermania me Zvicrën propozuan larjen dyshe në dush, gjë që solli reagime të shumta.

“Nëse Gjermani dhe Zvicra thotë lanu nga dy vetë përnjëherë, atëherë pse mos t’iu themi edhe ne. Ata bojlerë mos i shpenzoni komplet, por shpenzoni pak më pak, sepse atëherë kemi të gjithë”, tha Buzhala sot në “Frontal”, tha Buzhala.


Video